26.5 C
Tirana
10 / 10 / 2024

Spiropali takon Stoltenberg, Shqipëria aleat krenar në NATO

Në Takimin e Nivelit të Lartë të Pikave të Kontaktit për Qëndrueshmërinë (Resilience) që u zhvillua sot me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s, ka marrë pjesë edhe Shqipëria, përfaqësuar nga ministrja Elisa Spiropali.

“Bruksel – Me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, në Takimin e Nivelit të Lartë të Pikave të Kontaktit për Qëndrueshmërinë (Resilience) që u zhvillua sot me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s.

Lufta e Putinit në Ukrainë por edhe rreziqet e tjera globale, e kanë kthyer në urgjente shkëmbimin e praktikave më të mira të shteteve për të rezistuar, rikuperuar dhe vazhduar ofrimin e shërbimeve qeveritare në kohë krize, paqeje dhe lufte.

Evidentova rastin e vendit tonë  që u përball me sulmet kibernetike të Iranit dhe theksova gatishmërinë për të patur një qasje më të fuqishme, të integruar dhe koherente të qëndrueshmërisë në nivel kombëtar dhe si pjesë e Aleancës.”- shkruan Spiropali.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x