21.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Amnistia Fiskale, biznesi kundër/ Nasto: Propozojmë një amnisti gjobash për bizneset

Dëmet që do të shkaktojë në ekonominë shqiptare amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, do të jenë të mëdha, krahasuar me përfitimet.

Kështu është shprehur kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto i cili thekson faktin se biznesi vijon të jetë kundër projektligjit për amnistinë fiskale, duke argumentuar se kjo nismë e qeverisë do të dëmtojë konkurrencën e ndershme dhe do të rrisë informalitetin.

Nasto shkon më tej duke propozuar një amnisti gjobash për bizneset, pasi sipas tij vetëm kështu do të ndihmoheshin për të dalë nga kriza e viteve të fundit.

Nga ana tjetër pak ditë më parë shoqatat e biznesit kanë deklaruar se projektligji për amnistinë fiskale, i cili po ripunohet nga qeveria, duhet të marrë në konsideratë edhe amnistimin e kapitaleve dhe vlerave financiare të subjekteve tregtare.

Ata kanë propozuar edhe një sërë masash deri në përfundimin e krizës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x