Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vlerësuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë duke shtuar se rëndësi ka bashkëpunimi. Më tej theksoi se tregtia dypalëshe mes dy vendeve po rritet.
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim thotë se është krenare për marrëdhëniet e forta të Shqipërisë me Amerikën.
Në fjalën e saj në Takimin e Amerikane të Tregtisë, Kim tha se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të përforcojnë bashkëpunimin e tyre në botën e ekonomisë.
“Jemi shumë krenarë për të gjitha marrëdhëniet e forta që kemi krijuar. Duam të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet e begatë. Negociatat me BE-në janë një botë mundësish për Shqipërinë. Ne e dimë se mes ekonomisë së Shqipërisë dhe SHBA-së duhet të kemi një mjedis të hapur dhe transparent të biznesit. Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Tregtia jonë dy palëshe po rritet. Marrëdhëniet tona tregtare janë në nivelin e tyre më të lartë
Duam të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet. Tregtia jonë dypalëshe po rritet. Ju i dini edhe për projektet si Skavica, hidrocentralin aty… Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën e pamë edhe ndikimin që po sjellin në ekonomi dhe sektorin e energjisë.
Ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës si anëtar i NATO-s që Europa të çlirohet nga Rusia. Reformat po funksionojnë…Po tregohet se Shqipëria është e hapur ndaj biznesit. Shqipëria është një zë udhëheqës nga Këshilli i OKB.
Investimet e SHBA në Shqipëri janë shumë më lart”, tha ajo, duke shtuar: “Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra Do të ketë më shumë investime kur rregullat për biznese amerikan janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër”, deklaroi Kim.