Është zhvilluar këtë të mërkurë në ambientet e Kuvendit një aktivitet për Ukrainën ku është shfaqur një film për Mariupolin, një prej qyteteve më të goditura nga sulmet ruse.
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov dënoi sulmin rus ndërsa u ndal edhe tek vendimi i Vladimir Putin. Ai tha se urdhri për mobilizimin e pjesshëm ushtarak të Rusisë është një hap i rrezikshëm dhe vendet perëndimore duhet të reagojnë.
“Më shumë se 10 dhoma torturash janë gjetur në zonat e liruara në zonat e Karkivit. Këtë mëngjes Putin bëri një deklaratë për mobilizim të pjesshëm ushtarak. Ky është një hap shumë i rrezikshëm ndër të cilët lidershipi i shumë vendeve duhet të reagojë”, u shpreh Shkurov.
Fjalimin e tij, ambasadori ukrainas e mbylli në shqip dhe me një shprehje të Nënë Terezës.
“Faleminderit sinqerisht kryetarja e Kuvendit dhe gjithë të pranishmit në këtë sallë për interesimin dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës. “Nënë Tereza thotë: ‘Ne vetë ndiejmë që ajo që bëjmë është thjesht një pikë uji në oqean, por oqeani do të ishte i mangët pa atë pikë.’”, tha Shkurov.
- NË DITËLINDJEN E AKTORIT/ Naim Frashëri, skulptori i shpirtit skenik, zëri që bëri personazhet të marrin frymë - 15/08/2026
- Nga çizmet e zeza te kostumet pastel, gardëroba e kryeministres italiane evoluon bashkë me politikën e saj - 15/08/2026
- Rriten spekulimet për gjendjen shëndetësore të presidentit më jetëgjatë në botë, Paul Biya të Kamerunit - 15/08/2026