Dikur ishin shqiptarët që shkonin drejt Italisë, por sot në vendin tonë është ngritur një komunitet i madh italian.
Ambasadori Marco Alberti gjatë një interviste këtë të mërkurë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se numri i italianëve në Shqipëri mund të jetë 30 mijë.
Blendi Fevziu: Sa i madh është komuniteti italian në Shqipëri?
Marco Alberti: Të regjistruarit janë rreth tre mijë, në realitet mendojmë të paktën dhjetë herë më shumë.
Blendi Fevziu: Dhjetë herë?
Marco Alberti: Të paktën dhjetë herë…
Por mes tyre ka edhe studentë italianë, të cilët zgjedhin t’i kryejnë studimet në Shqipëri. Kryesisht ata studiojnë mjekësi, arkitekturë dhe ekonomi.
“Blendi, kemi 800 studentë italianë… 800 studentë”, tha ambasadori.
Sa i përket pensionistëve, ambasadori tha se mes tyre ka njerëz të larmishëm që nga bota e kinemasë e deri te e argëtimit.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026