Ambasada e Francës në Tiranë ka reaguar ashpër pas akteve të dhunës të ndodhura mbrëmjen e kaluar, të cilat kulmuan me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
Në deklaratën zyrtare thuhet se:
“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora.”
Sipas Ambasadës, Vila 31 funksionon që prej vitit 2025 si një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga Fondacioni Art Explora. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës.
Ambasada thekson se organizatorët e protestës nuk mund ta injoronin këtë fakt, ndërsa shton se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.
Në reagim nënvizohet gjithashtu se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, por ajo nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune.
Në përfundim, Ambasada Franceze u bën thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin çdo akt që rrezikon jetën e qytetarëve apo dëmton pronën publike dhe private.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffrance.albanie%2Fposts%2Fpfbid0RQDRteHLtEsUx7UzQ8RqwrVjfQxcVr3J92ykCh8KtFcPt6nJfhbk5fWUm9CgrDBhl&show_text=true&width=500
- Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj! - 01/03/2026
- Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran - 01/03/2026
- Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit - 01/03/2026