17.5 C
Tirana
22 / 10 / 2025

Aksidenti në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar, Begaj: Po e ndjekim situatën në vijimësi

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci.

Zyra për shtyp e Presidencës njofton se “Begaj po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë”.

Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

Presidenti i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x