Katër djem të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në mesnatë në zonën e Fushë-Prezë, ku automjeti i tyre tip Mercedes-Benz S-Class u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë.
Fatkeqësisht, të rinjtë që mbetën të bllokuar brenda mjetit, u dogjën brenda makinës.
Sipas të dhënave policore të siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, automjeti ka qenë i konvertuar në impiant gazi, çka ka shkaktuar edhe zjarrin.
Në videon më poshtë tregohet automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë. Kjo video ka qenë e postuar në TikTok disa kohë më parë, por së fundmi i ishin ndryshuar targat.
Mjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi, ndërsa pasagjer kanë qenë vëllai i tij Erildi Laçi 20 vjeç, kushëriri i tyre Andi Laçi 22 vjeç dhe shoku Enrikejd Kurti 24 vjeç.
Fatkeqësisht, të gjithë humbën jetën.
Ndërsa betonierja drejtohej nga një 24-vjeçar, i cili në momentin e aksidentit u largua nga vendngjarja por u ndalua më vonë policia dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje.
Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e makinës tip Benz.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026