20.5 C
Tirana
02 / 05 / 2026

Aksident në Durrës, 44-vjeçarja përplas me makinë për vdekje këmbësorin

Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në Durrës te mbikalimi i këmbësoreve në lagjen nr. 14.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në orën 09:00, ku një makinë me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x