Mandati 5-vjeçar i Aida Hajnat si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar ditën e sotme.
Në orën 11:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë një mbledhje me një pikë në rendin e ditës: “Diskutim/miratimi i projektvendimit “për lirimin nga detyra të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, raporton A2 CNN.
Pas përfundimit të mandatit të Hajnajt, drejtimi i BKH do të vijohet përkohësisht nga zv.drejtori Joni Keta, njëkohësisht një nga kandidatët për drejtues. Keta po garon me 6 të tjerë, të cilët kanë kaluar të gjitha testet e kërkuara, ndërsa janë në pritje të përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026