23.5 C
Tirana
17 / 07 / 2024

A janë të vetëdijshëm njerëzit që ndodhen në gjendje kome?

Të dështosh të testosh vetëdijen duke përdorur teknologji si fMRI, do të thotë të privosh dhjetëra mijëra pacientë në mbarë botën me lëndim të rëndë në tru, nga një përfitim i rëndësishëm: nga mundësia për t’u dëgjuar, për të komunikuar me stafin spitalor dhe me të afërmit e tyre, si dhe për të kontribuar në vendimet rreth trajtimi për ruajtjen e jetës, rehabilitimin, dhe ndërhyrje të tjera

Në korrikun e viti 2005, Kerol u godit nga dy makina një pas tjetrës, teksa ishte duke kaluar një rrugë shumë të ngarkuar me trafik. Ajo mbijetoi, por pësoi një dëmtim shumë të rëndë tëtrurit, që e la atë në një gjendje vegjetative, me pak shpresa për një shërim të plotë. Jeta e Kerol nuk do të ishte më e njëjta. Dy makina, dhe shpërqendrimi për një moment, e ripërcaktuan pjesën tjetër të ekzistencës së saj. Një kujtesë kjo tronditëse, se sa të pambrojtur jemi, dhe se si trajektorja e jetës sonë mund të ndryshojë në një çast të vetëm. Gjendja vegjetative ose e komës, shpesh përshkruhet si “të qenit zgjuar, por pa vetëdije”. Këta pacientë i hapin sytë, dhe shpesh do të kenë cikle gjumi dhe zgjimi, megjithëse nuk reagojnë ndaj çdo forme nxitjeje apo stimulimi të jashtëm. Ata janë edhe “atje” dhe “jo atje”, duke qëndruar në hapësirën e papërcaktuar midis jetës dhe vdekjes. Për dekada, supozohej se pacientëve të tillë u mungon ndonjë lloj vetëdije, duke përfshirë se kush janë, ku ndodhen, apo edhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x