23.5 C
Tirana
16 / 04 / 2026

“Ballë për ballë” me Ramën në gjyq, Berisha: Thojini të bëhet burrë, ta marrin vesh shqiptarët…

Në një prononcim për mediat jashtë godinës së Parlamentit, këtë të enjte, më 16 prill, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gjyqin mbi dosjen “Partizani”, ku kryeministri Edi Rama është thirrur si dëshmitar.

“Do jemi ballëpërballë dhe thojini të bëhet burrë, të mos kërkojë seancë pa media, por të kërkojë mediat aty dhe të vijnë të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë dhe çfarë aktesh korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion, pa asnjë kërkesë nga pronarët”, tha Berisha.

Ai shtoi se thirrja e kryeministrit në këtë çështje është kërkuar prej kohësh, duke pretenduar se në dosje gjenden “mbi 10 apo 12 firma” të tij, të cilat sipas Berishës duhet të verifikohen.

“Është kërkuar me kohë thirrja e Edi Ramës, pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 12 firma ose 10 firma, se tani duhet t’i gjej, t’i numëroj. Prej tyre në shkelje flagrante të ligjit dhe i ndëshkuar nga gjykata për to dhe prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën një herë kur ne kërkuam. Përkundrazi, akuzuan Sali Berishën për gjëra që s’kishin asnjë lidhje me to.”, tha lideri demokrat.

Gjykata zbatoi ligjin, tha Berisha, për thirrjen e kryeministrit si dëshmitar, duke shtuar se “çdo gjykatës serioz do ta kishte çuar në gjyq” atë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x