Nga Auron Tare
6 Prill 1896 është momenti kur ëndra e dy figurave të jashtëzakonshme nga dy fshatra të Epirit, Averoff një bankier Vlach nga Mecova dhe Vangjel Zhapa një financier nga Labova e Gjirokastrës, rithemeluan një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë Botërore. Lojrat Olimpike Moderne.
Zhapa i cili kishte hedhur idenë e rimëkëmbjes së këtyre Lojrave Antike dhe kishte financuar një seri aktivitetesh sportive në Athinën e mesit të 1800 fatkeqësisht nuk jetoi dot për të parë idenë e tij të realizuar. Ishte një tjetër Epirot, bankieri Jorgo Averoff lindur në fshatin e Mecovës i cili financoi pjesërisht restaurimin e Stadiumit Olimpik të Athinës si dhe bëri të mundur që këto lojra të riktheheshin përsëri në Athinë pas 2000 vjetësh.
Por ishte Laboviti Zhapa i cili luajti një rol të rëndësishëm në ringjalljen e hershme të traditës olimpike.
Ai financoi gara atletike në Greqi në mesin e shekullit XIX, të njohura si Olimpiadat e Zhapës.
Ai financoi restaurimin e Stadiumit i cili më vonë mori financime edhe nga Averof ku u pritën Lojërat e para Olimpike moderne në vitin 1896.
Në testamentin e tij, Zapa la fonde për të mbështetur organizimin e lojërave olimpike edhe në të ardhmen.
Vangjel Zhapa ka një rëndësi thelbësore në përpjekjet e tija që mbajtën gjallë idenë e Lojërave Olimpike para se francezi Pierre de Coubertin të fillonte fushatën europiane dhe të krijonte një komitet që do të organizonte Lojërat Olimpike moderne në vitin 1896.
Pa Zhapën , ringjallja e Olimpiadës do ishte e pa mundur pasi ai krijoi dhe financoi përpjekjet e para që dhanë edhe atmosferën për Lojrat Olimpike.
E ndërkohë Shteti Modern Grek i ka ngritur shtatore këtyre dy burrave njeri shqiptar safi nga Labova dhe tjetri Vlah nga Mecova, shteti modern i Shqiptarëve përton të vendosë një pllakë të thjeshtë përkujtimore në fshatin e Lindjes se Zhapës ku të respektojë kujtimin e këtij shqiptari të shquar që kontributin e tij bamirës përpos ideve për Olimpiadën, e shtriu në fushën e edukimit në shumë fshatra të Jugut të Shqipërisë.
Ndërkohë si për ironi të fatit, Shteti i Shqiptarëve nuk harron ti ngrejë shtatore Politikanit Micotaqi si për ti kujtuar shqiptarëve përzëniet masive nga Greqia.



- Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re… - 07/04/2026
- Dy Epirotë dhe Olimpiada - 07/04/2026
- Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm… - 07/04/2026