12.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Rikonstruksioni i rrugës së Rehovës/ Së shpejti përfundon ndërtimi i pedonales së re

Brenda një kohe të shkurtër, do të ketë përfunduar rikonstruksioni i pedonales së re në qytetin e Ersekës, ose siç njihet nga banorët, rruga e Rehovës. Prej vitesh, kjo rrugë nuk kishte njohur dorën e investimit ndaj ishte amortizuar.

Punimet e kryera, e kanë shpëtuar atë nga gjendja në të cilën ndodhej, ndërsa gjatë punimeve është ruajtur origjinaliteti i qytetit, pasi shtrimi i saj është bërë me pllaka guri.

Një element i veçantë është ndarja e saj në formë mozaiku në mes të pedonales, çka i ka dhënë një pamje të këndshme gjithë rrugës. Banorët thonë se është një investim që vlen të përshëndetet.

Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, bën me dije se kanë ngelur për t’u vendosur vetëm detajet e fundit dekorative dhe kjo rrugë përfundon.

Punimet për rikonstruksionin e pedonales kanë nisur që prej muajit korrik të vitit të kaluar ndërsa me këtë investim, qyteti i Ersekës merr një tjetër pamje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x