Pasi ka lënë ambientet e SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, Sali Berisha dha një prononcim për gazetarët, ndërsa u pyet për çështjen ‘Partizani’.
Gazetarja Anila Hoxha e pyeti nëse do të paraqitej në seancë nëse gjykata pranon kërkesën për thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmitar, dhe krydemokrati u përgjigj se do ta pranonte ‘me kënaqësi’.
“Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi”, tha Berisha.
Pyetja nga Anila Hoxha: Nëse gjykata pranon kërkesën për thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama, ju zoti Berisha a do të paraqiteni në atë seancë? Kjo pasi deri tani nuk jeni paraqitur në asnjë seancë
Sali Berisha: Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi. Le të vijë po të dojë Edi Rama. Të jetë me kamera dhe ta shohin gjithë shqiptarët. Të dalim të ballafaqohemi. Po nuk vjen ai, i shumëzon me zero. S’më kanë thirrur, po të më thërrasin shkoj unë, s’kam asnjë problem.