Humbësat përjashtojnë fituesit.
Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, pasi mbështetën ish-deputetin në Foltoren e tij me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.
Salianji e cilëson të “paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën”.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Humbësat përjashtojnë fituesit.
Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës.
Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.
E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!
Frika nga gara nuk është lidership!
Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026
- Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë? - 17/10/2026
- Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik - 17/10/2026