10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

Pas deklaratës së Trump se mandati i Macron mund të mbarojë shumë shpejt, ka reaguar vetë presidenti francez duke u shprehur se Franca është e gatshme të marrë pjesë në një mision shoqërimi për anijet cisternë në Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pasi situata të qetësohet.

Duke folur para kabinetit të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, Macron theksoi se Franca nuk është pjesë e konfliktit aktual dhe nuk do të angazhohet në operacione për të hapur ose çliruar Ngushticën në këtë kontekst.

“Megjithatë, sapo situata të qetësohet dhe bombardimet të jenë ndërprerë, do të jemi të gatshëm, së bashku me kombet e tjera, të marrim përgjegjësinë për një sistem shoqërimi”, tha ai.

Presidenti francez theksoi se kjo kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse politike, teknike dhe operacionale, që përfshin të gjithë aktorët e interesuar në transportin detar dhe siguruesit. Ai gjithashtu bëri me dije se diskutimet me Indinë dhe disa partnerë evropianë dhe rajonalë kanë filluar tashmë.

Macron nënvizoi se çdo operacion duhet të jetë krejtësisht i ndarë nga bombardimet dhe aktivitetet luftarake në rajon.

“Franca ka një përgjegjësi të qartë në rajon: të mbrojë qytetarët dhe interesat tona, të jetë partner i besueshëm dhe të punojë për uljen e tensioneve dhe stabilitetin. Brenda këtij kuadri, dëshirojmë të ecim përpara”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x