Teksa kriza në Gjirin Persik po thellohet, Bashkimi Europian ka njoftuar se po diskuton opsionet e tij për të garantuar lirinë e lundrimit. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi përpara takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel se mbajtja hapur e Ngushticës së Hormuzit është një “interes parësor” për bllokun.
“Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur”, u shpreh Kallas, duke iu referuar raportimeve të shumta për anije të sulmuara që nga fillimi i konfliktit.
Kjo lëvizje e BE-së vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj aleatëve. Trump paralajmëroi se mosndihma e anëtarëve të NATO-s për të siguruar këtë rrugë detare, ku kalon rreth 20% e naftës botërore do të ishte “shumë e keqe për të ardhmen e Aleancës”.
Situata ka vënë në lëvizje edhe Londrën. Gjatë të dielës, Downing Street konfirmoi se Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin britanik, Keir Starmer. Të dy udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë kritike të rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për t’i dhënë fund pengesave të rënda në transportin global detar.
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026
- Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë? - 17/10/2026
- Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik - 17/10/2026