Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i ka paraqitur një propozim të ri kryeministrit dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke sugjeruar që presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga një kandidaturë e propozuar nga PDK.
Pas takimit të dytë mes tyre pasditen e së shtunës, Hamza tha në një konferencë për media se kjo është oferta e fundit zyrtare e partisë së tij për të shmangur zgjedhjet e reja.
Sipas tij, ideja fillestare kishte qenë që kandidatura për president të vinte nga familja Jashari, por familja ka refuzuar përfshirjen në procese politike, vendim që ai tha se respektohet.
Hamza theksoi se përgjegjësia për zgjidhjen e situatës tani i takon shumicës parlamentare. Ai shtoi se në takimin e sotëm me Kurtin nuk është diskutuar asnjë emër konkret për president.