Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës një mesazh urimi për qytetarët ka ardhur edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Në mesazhin e tij kryediplomati amerikan thekson mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“Në emër të SHBA-ve, ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë. SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes”, thuhet në mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit.
“Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë. SHBA-ja qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thekson Rubio.
- “Liri për çlirimtarët e UÇK”/ Nis protesta në Prishtinë, qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”, iu bashkohet edhe Presidentja Osmani - 17/02/2026
- Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, kryeministri Rama niset drejt Washington DC - 17/02/2026
- Hillary Clinton akuzon Trump për fshehje të dhënash, ish-sekretarja e shtetit kërkon që të publikohen dosjet e plota të skandalit - 17/02/2026