Një qytetar ka kritikuar Sali Berishën gjatë takimit në Mirditë se duhen protesta të mëdha dhe jo paradë mode.
Ai tha se tani nuk është koha për të bërë foltore, pasi ato duhet të ishin bërë që në muajin shtator.
‘Më duket se foltorja s’është në kohën e duhur duhet të ishte në shtator. Se në kulmin e krizës do fokusohet tek takimet tona dhe do harrohet Rama dhe Balluku. Protestat e tjera duhet që të jenë më të mëdha se ato që kemi pasur. Një pjesë e strukturave të kryesisë së PD janë bërë antipatike. Kryesia e PD janë po ata që janë pjesa humbëse e PD në 2013. U morë stafi i Bashës dhe kaloi prap tek ju. Janë po ata prap. PD duhet të riformatohet. Flamur Noka është arrogant nuk është ai për sekretar ka figura të tjera PD. Protestat janë bërë bajate. Unë dua protestë, jo paradë mode’, tha ai.
- “Noka është arrogant, ka figura të tjera partia”/ Kritikat e qytetarit për Berishën: Duhen protesta dhe jo parada mode - 04/12/2025
- “Nuk e pranoj dot”/ Braçe del kundër ministrit të Financave në “Top Story”: Po favorizojnë kompani të mëdha që i kanë borxhe shtetit - 04/12/2025
- “Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë - 04/12/2025