15.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Vijon bojkoti i mësimit në Korçë/ Protesta e pedagogëve krijon konfuzion tek studentët

Edhe këtë fillim jave protesta e pedagogëve të universitetit të Korçës ka krijuar konfuzion tek studentët të cilët nuk janë të qartë nëse do të vijohet me bojkot apo do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor.

Ditën e sotme situata ka qënë e ngjashme me javën e kaluar, ku një pjesë e pedagogëve kanë lënë auditoret, por të pakët kanë qënë ata që kanë protestuar në sheshin përpara fakulteteve, teksa pjesa tjetër ka vijuar normalish mësimin.

Kjo situata ka sjellë numër të pakët studentësh në auditore. Sipas tyre konfuzioni i krijuar mes bojkotit dhe mësimit është bërë shkak i një pjesmarrjeje të ulët të studentëve në orët e mësimit dhe kosto shtesë për ata që vijnë nga rrethet.

Burime të siguruara pranë universitetit të Korçës, kanë bërë më dije se ka patur një takim mes rektorit dhe dekanëve të fakulteteve ku është kërkuar të evidentohen se cilët janë pedagogët që do të vijojnë bojkotin dhe sa prej tyre do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor, për të mos krijuar konfuzion dhe për të krijuar një plan për zëvendësimin e orëve të pazhvilluara.

Kjo është dita e gjashtë e protestës së pedagogëve të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x