Ditën e hënë, dje, në Tiranë u bë konstituimi i shoqatës “Tirana”.
Pjesë e Këshillit drejtues u bënë shtatë anëtarë: Rezarta Delisula, Luljeta Cani, Isa Daja, Zenel Celiku, Ardian Lici, Gazmend Turliu dhe Arben Pinari.
Asambleja me 52 anëtarë zgjodhi Shkëlqim Hajdarin si kryetar.
Hajdari është anëtar i shoqatës që prej vitit 2000.
“Ju falënderoj për besimin duke më zgjedhur në këtë pozicion shumë dinjitoz dhe fisnik. Fjala ime është një zë kolektiv, i një shtese të tërë tironsish autokton që kanë dhënë gjithçka pa bujë dhe rrallë herë janë vlerësuar për aq sa meritojnë. Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e madhe që ka hapur për këdo dyert, ku kanë gjetur strehim të gjithë ata që kërkuan punë dhe studime”,-u shpreh Hajdari.
- Porosia e kahershme dhe aktuale e Faik Konicës: Shqiptarët duhet të mësojnë të duan Shqipërinë - 29/10/2026
- Ish-ministri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton 10 dhjetorin për shqyrtimin e çështjes së Saimir Tahirit - 29/10/2026
- Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë! - 29/10/2026