Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore në qarqet e Korçës dhe Vlorës janë neutralizuar plotësisht, përfshirë edhe zjarrin në Parkun Kombëtar të Prespës në bashkinë Pustec.
Edhe pse flakët janë vënë nën kontroll, strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e zonave të prekura për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm, sidomos për shkak të terreneve të vështira.
Për më shumë se një javë, vendi është përballur me zjarre të shumta, kryesisht në zonat malore të jugut. Situata ka qenë veçanërisht kritike në fshatin Kalasë të Delvinës, ku më 27 korrik u ndërmor evakuimi i banorëve për shkak të rrezikut nga flakët.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026