“Ndërhyrja amerikane në konfliktin me Izraelin do të ishte një ‘recetë për luftë’, ka paralajmëruar Irani.
Ministri i Jashtëm iranian, Esmail Baghaei në një intervistë për ‘Al Jazeera’ u pyet në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së, ku u përgjigj se “Nuk mendoj se SHBA mund të kontrollojë Izraelin”.
Në lidhje me vendosjen e trupave amerikane në vendet fqinje, ministri iranian zgjodhi të mos e komentonte.
Kujtojmë se presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrtonte opsionet që kishte për të vendosur trupa në Lindjen e Mesme – përfshirë një sulm të mundshëm ndaj Iranit.
Paralajmërimi i ambasadorit
Një ambasador iranian në OKB tha gjithashtu se vendi i kishte thënë Uashingtonit se do të reagonte me vendosmëri nëse përfshihej drejtpërdrejt në fushatën e Izraelit.
“Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm“, tha Ali Bahreini.
- Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë - 27/01/2026
- “Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun.. - 27/01/2026
- Pse nuk eci dhe do ngecin protestat! - 27/01/2026