14.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Tre ditë koncert për mbështetjen e kompozitorëve të rinj

Nga data 19 Tetor deri më 21 Tetor me synimin e veçantë për të mbështetur kompozitorët e rinj shoqata ACA organizon “Balkan Contemporary Youth Academy”.

Në kuadër të “Balkan Contemporary Youth Academy”, do të zhvillohen një sërë koncertesh me krijimtarinë e kompozitorëve Johannes Kretz, Dorian Çene, Annelies van Parys, Aulon Naçi, Jana Andreevska, Feim Ibrahimi, Thoma Gaqi, Kuno Kjærbye, Bela Bartok, Branka Popovic.

Koncerti i orkestrës së harqeve, që do të mbahet datë 20 Tetor, do të drejtohet nga Olsi Qinami dhe do të paraqesë vepra të njohura për publikun shqiptar si koha e dytë nga Simfonia për Harqe e Feim Ibrahimit me solist Xhovana Marku, “Batikroma”e Thoma Gaqit, vallet e famshme të kompozitorit hungarez Bela Bartok, sikurse dhe premiera shqiptare si “Appearance” i Kuno Kjærbye dhe “Stardust” i Branka Popovic për violë solo dhe orkestër harqesh e cila do të interpretohet nga Prof. Arben Llozi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x