Sipas gazetës Jerusalem Post, e cila citon zyrtarë amerikanë dhe evropianë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund t’i paraqesë Iranit një ofertë të “shansit të fundit” për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin, ndërsa të dy vendet vazhdojnë të shkëmbejnë sulme të rënda me raketa.
Sipas gazetës JP, propozimi i ri i Trump mund të jetë pak më i favorshëm për iranianët sesa oferta e fundit që SHBA-të i paraqitën Teheranit në qershor.
Megjithatë, nëse oferta bëhet, ajo do të përfshijë një kërkesë që Irani të mos angazhohet në pasurimin e uraniumit, shkroi më tej gazeta.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026
- Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet - 28/01/2026
- Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale - 28/01/2026