Bashkimi Europian ka reaguar sot fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare, duke e cilësuar si “qeveri në largim” Albin Kurtin dhe si “minues të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”.
Në një komunikatë zyrtare të lëshuar sot (16 maj), BE shprehet e shqetësuar në lidhje me aksionet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave ilegale.
Aksioni i fundit është zhvilluar ditën e djeshme në Mitrovicën e Veriut.
BE i cilëson “veperime të tilla si përshkallëzue të tensioneve” dhe “është e shqetësuar për pasojat e tyre”.
Deklarata e BE vjen në ditën kur Vjosa Osmani u shpreh në Tiranë se “BE ka qëndrime të pabalancuara midis Serbisë dhe Kosovës” dhe kërkoi heqjen e sanksioneve që erdhën pikërisht për shkak të këtyrë veprimeve të Kurtit në Veri.
Qeveria e Kosovës pretendon se aksionet e policisë zhvillohen për mbylljen e strukturave paralele serbe.
Mes të tjerash BE u bën apel palëve që “të veprojnë për normalizimin e marrëdhëniëve në procesin e dialogut dhe Kosovës që të implementojë asocacionin e komunave serbe”.

- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026