Nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrën blu.
Kuvendi i është bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, me rastin e kësaj dite.
“Bashkarisht, me dashuri, mbështetje, solidarizim e përkushtim njerëzor dhe institucional ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit”, është shprehur me këtë rast Spiropali.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025