Në qendrën kulturore “Lasgush Poradeci” është shfaqur premiera e filmit artistik shqiptar “Yjet e së ardhmes” me regji të Edmond Topit. Një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë që ka rikthyer në kinema aktorët e njohur si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana dhe Luftar Paja. Filmi trajton marrëdhënien e moshës së tretë përballë fëmijëve dhe braktisjen nga këta të fundit.
Regjisori Edmond Topi trajton gjithashtu në film dialogun e munguar në shoqërinë shqiptare mes brezave, pa harruar mungesën e vëmendjes ndaj artistëve, që kanë kontribuar në artin e këtij vendi. Premiera e filmit përkoi me nisjen e xhirimeve për vazhdimin e filmit, i cili do të xhirohet në Pogradec.
Loja mes aktorëve shkaktoi jo pak të qeshura tek publiku. Të pranishëm në sallë kanë qënë edhe aktorët protagonistë të këtij filmi, të cilët kanë fituar duratrokitjet e publikut pogradecar.








- “Nga Londra në Hagë: Një Shekull Gjyqesh mbi të Drejtën e Shqiptarëve për Liri” - 10/02/2026
- Salianji nuk i ‘bindet’ sërish Doktorit, merr pjesë në protestën e PD-së (VIDEO) - 10/02/2026
- Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia - 10/02/2026