Ka zgjatur tre orë takimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me babanë e tij të sëmurë në ambientet e QKUK-së, në Prishtinë.
Ish-lideri i PDK është brohoritur nga qindra mbështetës teksa linte ambientet e QKUK-së, nën shoqërinë e mjekëve që kujdesen për të atin dhe agjentëve që e shoqëruan nga ambientet e paraburgimit në Hagë.
Në pamjet e siguruara nga A2 CNN dëgjohen qytetarët dhe familjarët që duartrokasin Thaçin dhe brohorasin “UÇK, UÇK”, apo “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”.
Thaçi mbërriti ditën e sotme në Kosovë, pasi Gjykata Speciale pranoi kërkesën e tij për të vizituar babanë, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar muajin e fundit.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit po realizohet nën mbikëqyrje të plotë dhe për arsye humanitare bindëse.
“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.
- Takimi me Dumanin, Çelën dhe Metanin, reagon Marta Kos: Mbështetje e fuqishme nga BE, mundësojnë një Shqipëri të sigurt - 13/03/2025
- Putin reagon për herë të parë pas marrëveshjes SHBA-Ukrainë: Jemi dakord me propozimet, por… - 13/03/2025
- Dita e Verës, policia plan masash për aktivitetet/ Ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë dhe Elbasan - 13/03/2025