Sali Berisha është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të caktuar nga Apeli i GJKKO-së.
Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, pamjet treguan se pjesëmarrja ishte shumë më e ulët se herën e kaluar.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në Prokurorinë e Posaçme më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh.
Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
- Nga pronat e Himarës, te akuzat për bursë greke për Harvardin, Rama për “Kathimerini”: Tendencat nacionaliste mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie - 20/04/2026
- “Në Vuno askush nuk fliste greqisht”, Rama flet për shkrimet e mediave të Athinës për “prejardhjen” e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare - 20/04/2026
- Hoxha takon Kos në Bruksel: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi standardet e BE - 20/04/2026