Sali Berisha është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të caktuar nga Apeli i GJKKO-së.
Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, pamjet treguan se pjesëmarrja ishte shumë më e ulët se herën e kaluar.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në Prokurorinë e Posaçme më 6 janar ku mblodhi vetëm një grusht militantësh.
Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026