11.5 C
Tirana
14 / 10 / 2025

“Rënia pas 27 vitesh e ‘Mbretit të kokainës’”/ “The Sun”: Dritan Rexhepi, gangsteri që ia kaloi edhe El Chapo

Në vitin 2005, Rexhepi u duk se u përpoq të kthente jetën e tij duke u regjistruar në shkollën juridike.  Megjithatë, vetëm një vit më vonë, atentatori i dyshuar u arrestua teksa ndodhej në një hotel luksoz në Tiranë me një pistoletë pa leje..

Por atë mbrëmje, Rexhepi organizoi të parën nga tre arratisjet spektakolare duke u larguar nga dhoma e marrjes në pyetje.

Në vitin 2013, ai u dënua në mungesë nga gjykata e Tiranës për vrasjen e policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi, krim i kryer në vitin 1998.

Rexhepi pretendoi se ishte detyruar të përfshihej në trafikun e drogës nga sistemi “i kalbur dhe i padrejtë” i drejtësisë në Shqipëri, i cili, sipas tij, e akuzoi gabimisht për vrasje.

Ai zbuloi se për shkak se ishte një person i kërkuar, tregtia e narkotikëve ishte e vetmja “mënyrë për të bërë diçka tjetër” me jetën e tij.

Gangsteri vazhdoi të rivalizonte kartelet më të fuqishme të Meksikës, ndërsa krijoi një rrjet të madh trafiku kokaine që lidhte Kolumbinë me portet e Ekuadorit dhe rrugët e Evropës.

I njohur si “kapoja i padiskutueshëm” i bandës kriminale e quajtur “Kompania Bello”,  e përbërë nga 14 organizata kriminale shqiptare, Rexhepi mbikëqyrte operacionet  nga Ekuadori.

Kompania Bello njihej si një nga “autostradat e kokainës” në botë – duke kontrolluar të gjithë rrjetin e furnizimit në vend që të specializohej në një lidhje.

"The Sun": Dritan Rexhepi, gangsteri që ia kaloi edhe El Chapo;

Kur Rexhepi u arrestua në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit, në vitin 2014, ai vazhdoi të organizonte perandorinë nga burgu.

Në vitin 2008, ai ishte arrestuar në Holandë dhe ishte ekstraduar në Itali për t’u dënuar për trafik kokaine.

Rexhepi dhe dy të burgosur të tjerë sajuan një plan për t’u arratisur dhe në vitin 2011 prenë hekurat e qelisë dhe përdorën çarçafët si litar për të arritur në tokë përpara se të iknin.

Mjeshtri i arratisjeve u kap më vonë atë vit në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë – ku ai kërkohej për një sërë krimesh të rënda.

Por rojet e burgut përsëri nuk arritën ta mbanin nën kontroll dhe ai arriti të realizonte arratisjen e rradhës nga burgu i Antëerp. Burgu ku strehohej Rexhepi është ndër më të vjetrit në Belgjikë dhe nuk konsiderohet i përshtatshëm për kriminelët e atij kalibri.

Në një raport pas arratisjes së tij, Ministria e Drejtësisë thoshte: “Për 120 persona janë vetëm dy roje, ndaj mundësia e arratisjes është shumë e madhe”.

"The Sun": Dritan Rexhepi, gangsteri që ia kaloi edhe El Chapo;

Rexhepi më pas piketoi Mbretërinë e Bashkuar dhe pasi mbërriti, Scotland Yard publikoi foton e tij dhe e quajti një nga 17 të huajt më të rrezikshëm në tokën e angleze.

Policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk arriti të binte në gjurmët e gangsterit, ndërsa ai shkoi në Ekuador ku edhe u përfshihe në trafikun e drogës.

Në qershor të vitit 2014, me një identitet dhe pamje tjetër, Rexhepi, i quajtur Gramoz, u arrestua në Quito.

Ai mbeti i paidentifikuar për më shumë se një muaj përpara se gjurmët e gishtërinjve të zbulonin se kush ishte.

Ndërsa ishte në burg, Rexhepi kishte një celular me të cilin vazhdonte të dërgonte në Evropë drogën e Cesar Emilio Montenegro Castillo.

Për herë të parë, organizatat shqiptare që vepronin në Europë nuk ia kishin nevojën karteleve të Amerikës së Jugut apo mafiozëve italianë.

Droga dërgohej në Evropë, duke hyrë përmes porteve të Antëerpen dhe Roterdamit, ndërsa paratë pastroheshin përmes sistemit kinez fei ch’ien.

Anëtarët komunikonin duke përdorur shërbime të koduara dhe mbanin takime të shpeshta për të ideuar metoda të reja të transportit, duke iu shmangur syrit vigjilent të policisë.

Secili anëtar duhej të pranonte zbatimin e disa rregullave, ndër to edhe hakmarrjen ndaj familjes në rast tradhtie.

Krerët e bandave angazhoheshin në rekrutimin e ushtarëve të rinj mes shqiptarëve jashtë vendit, veçanërisht në Holandë dhe Itali.

Nga pas hekurave, Rexhepi akuzohet se ka mbikëqyrur rrëmbimin dhe ekzekutimin brutal të një tjetër shqiptari – Jan Prenga – në dhjetor 2019.

Goditja dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e një sasie të madhe kokaine në Angli.

Në shtator 2019, një anije mallrash që transportonte banane u nis për në MB nga porti ekuadorian i Guayaquil.

Por përveç frutave, në anije ishite fshehur edhe kokainë me vlerë 20 milionë paund.

Pasi u zhduk, Rexhepi akuzoi për vjedhjen e saj, gangsterin rival shqiptar Ndrek Prenga, i cili ndodhej në Britaninë e Madhe.

Për hakmarrje, Rexhepi dyshohet se ka urdhëruar një goditje ndaj vëllait të tij Janit, i cili u zhduk pak më vonë.

Por në vitin 2020, Kompania Bello u çmontua nga Europol falë bashkëpunimit të 10 vendeve të ndryshme.

Rexhepi ishte ende në burg – por u lirua në vitin 2021 dhe u ndalua të largohej nga Ekuador.

Ai u zhduk në Turqi dhe doli jashtë radarit për më shumë se dy vjet. /The Sun

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x