13.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Do përgjigjesh për arrestin në shtëpi

Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së PD-së pasi u lirua nga GJKKO prej arrestit shtëpiak.

Në fjalën e tij, Berisha falënderoi gjyqtaren që vendosi të heqë masën e sigurisë, ndërsa i drejtoi një pjesë të fjalimit të tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Rama do të përgjigjet për përpjekjet për asgjësimin e opozitës, izolimin e liderit të saj, si dhe grabitjen e flamurit të PD-së.

“Kam edhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të grushtit të shtetit që iu bë opozitës shqiptare në Shqipëri:

Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd, se vetë Zoti e ka thënë: ‘Që të kthehem, unë do ta pastroj shtëpinë, ne do ta pastrojmë shtëpinë tonë, me ndihmën e Zotit.’ Besimin e pathyeshëm do ta ruajmë.


Krijo qeveri teknike, se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem e vajza do të kenë liderin e tyre me vete. Këta shqiptarë duan përgjigje nga ty, se piramida jote e mashtrimit do të përballet me të vërtetën.

Do të përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që i bëre opozitës, do të përgjigjesh për vitin që ke lënë kryetarin e opozitës në arrest shtëpie, do të përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim për ta heshtur, do të përgjigjesh për dy vitet që grabite flamurin e PD-së.

Prandaj ke vetëm një rrugë, krijo një qeveri teknike dhe shkojmë në zgjedhje të lira. Pse Edi Rama ke frikë nga vota e shqiptarëve? Sot ishte një fitore, por kemi akoma shumë punë për të triumfuar përfundimisht. Ftoj të na bashkohen të gjithë,” tha Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x