Për herë të parë shfaqen në një ekspozitë dorëshkrimet e shkrimtarit, Ismail Kadare .
Janë mbi 44 mijë dokumente, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës.
Besjana Kadare, vajza e gjeniut të letrave e quajti të atin udhërrëfyes për kombin.
“Është një ndjesi e veçantë që ti shikoj sot këtu, sepse përmbajnë një trashëgimi shumë të vyer e gati të shenjtë të trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar”,-tha Besiana Kadare.
Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, drejtori i së cilës, Ardit Bido u shpreh se Ismail Kadare ishte një shkrimtar që gjithë veprën e tij ngre lart shqiptarinë, një element që e gjen në vazhdimësi në veprën e tij.
Pas digjitalizimit këto dorëshkrime do të kalojnë në procesin e përpunimit dhe të restaurimit për t’u dhënë brezave mundësinë e depërtimit në labirintin e mendimit të Kadaresë.
Kjo ekspozitë përbën mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të Kadaresë: veprat dhe shënimet që ndriçojnë procesin e tij krijues. Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme.
- Video/ Vendos “Vikingu” Haaland, Norvegjia mund në fund Bregun e Fildishtë dhe kalon më tej ku e pret Brazili - 30/06/2026
- Përplasja te Kuvendi, Braçe: Goditja ndaj deputetit e rëndë, por sulmi ndaj policisë është rënie e shtetit - 30/06/2026
- Gabimi fatal i arbitrit shkruan historinë e zezë të Gjermanisë në Kampionatet Botërore - 30/06/2026