Këngëtarja e famshme Beyonce ka treguar mbështetjen për Kamala Harrisi, ndërsa u shfaq për herë të parë në një miting të kandidates demokrate.
Sipas ‘The Guardian’, ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.
“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju.
Ne duhet të votojmë”, – tha Beyonce një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.
Ndërsa në sfond është luajtur kënga e Beyonce, e titulluar “Freedom”, Harris tha se me ardhjen në pushtet të Trump do të ndalohet aborti.
“Le të jemi të qartë: nëse Donald Trump fiton përsëri, ai do të ndalojë abortin në mbarë vendin,” tha Harris, e cila u ngjit në të njëjtën skenë, kur u bë kandidate zyrtare për presidencialet.
- Debati Qosja-Kadare për identitetin europian të shqiptarëve, nga polemika epike prej disa vitesh te fjalimi i fundit i Akademikut në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe - 23/04/2026
- Nganjëherë Athina nuk është në Greqi - 23/04/2026
- Vdekja e Rexhep Qoses, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës mbajnë nga një minutë heshtje - 23/04/2026