Teksa ndodhej në një konferencë për mediat ditën e sotme (21 Tetor), ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha shpërtheu ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani ndërsa tha se sulmon me urdhër të kryeministrit Edi Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.
“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Ilir Metës është politik. Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik.
Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Reforma e inspektimeve/ Ministrja Ibrahimaj: Në vitin 2027 do ngremë sistemin e ri, synojmë të shmangim mbivendosjen e kontrolleve! - 06/11/2026
- “Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit - 06/11/2026
- “Do takohem me lider të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri - 06/11/2026