Vangjel Tavo foli mbrëmjen e kësaj të hëne për kandidimin e tij për të drejtuar Bashkinë e Himarës.
Tavo tregoi se ishte propozimi i kryeministrit Edi Rama që ai të vendosej si kandidat i Partisë Socialiste për Himarën
“Vendimi ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS, zotin Edi Rama. Më është kërkuar të kandidoj në Bashkinë e Himarës. T’ju them të drejtën, pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me kryeministrin dhe kryetarin e PS, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe si përgjegjësi. Himara, ashtu si bashkitë e tjera të Republikës, kërkon një menaxhim, administrim të punëve, aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare. Në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është shumë i shtuar, kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim të madh për mirëmenaxhimin e punës. Sikurse ju thashë, është një sfidë dhe përgjegjësi”, u shpreh ai.
I pyetur në emisionin “Të paekspozuarit” se përse pranoi të kandidonte, Tavo tha se arsyeja ka qenë sheshimi i problemeve.
“Unë jam minoritar, por në udhëtimin tim politik, nuk kam qenë lokalist. Kam qenë përfaqësues i minoritetit të Gjirokastrës, por edhe i Labërisë, Libohovës, por edhe i Përmetit dhe Tepelenës. Zoti Rama më sqaroi që përvoja ime e gjatë në politikë dhe kjo e shtyu që të më kandidojë në Himarë, për të sheshuar problemet, për të dhënë zgjidhje. S’ka lidhje me lidhjet e mia në Greqi, apo Amerikë. Ju garantoj për këtë”, theksoi ai./ CNA
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026