Pëllumb Xhufi, teksa foli në “Zona Zero” në Top News për çështjen e Fredi Belerit, u shpreh se kjo është një nga provokimet e Greqisë.
Sipas tij ky është një rast, përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për sqarimin e plotë të kësaj çështjeje.
“Padyshim që e ka përdorur qeveria greke këtë rast edhe për të nxjerrë në pah problemin e Himarës, për ta ndërkombëtarizuar. Vetë zoti Beleri në gjykimin tim është një nga ato provokacion e, që Greqia e ka bërë me Shqipërinë shpesh herë.
Në rastin e tij është një mundësi e fundit përpara anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që problemi i Himarës të zgjidhet ashtu siç është konceptuar nga politika e jashtme greke.
Ashtu siç dëshirojnë që Himara të quhet një vend minoritar… ne na ngrihen qimet përpjetë kur dëgjojmë gjëra të tilla. Himara ka qenë një nga vatrat e shqiptarisë”, tha Xhufi.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026