Gazmend bardhi ka përfunduar sot dëshminë para prokurorëve të SPAK.
Për mediat ai deklaroi se dosja “Xibraka” është rihapur.
“Isha në cilësinë e personit që kam dijeni. U pyeta nëse i qëndroj denoncimit për Olsi Ramën dhe konfirmova qëndrimin tim. Kam besim tek SPAK. E nxis të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht. Nuk bëj poltiikë kur i drejtohem kësaj godine’” – tha kreu i Grupit të PD.
Kujtojmë se Bardhi është kallëzuar nga Olsi Rama për dëshmi të rreme. Kreu i Grupit të PD iu shmang dy herë më parëpyetjes nga SPAK derisa organi i akuzës i caktoi datën e re, atë të sotmen.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg - 17/05/2026
- Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të bëhemi objekt negociatash - 17/05/2026
- Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze - 17/05/2026