14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

“Jam gladiatore me taka”/ Meta e la jashtë kryesisë, Kryemadhi paralajmëron largimin nga politika: Pas 30 vjetësh ka ardhur koha që…

Monika Kryemadhi ka paralajmëruar tërheqjen nga politika gjatë një komunikimi për mediat pra nisjes së Konventës Kombëtare.

Ajo u shpreh se në këto 30 vite ka qenë një gladiatiore në arenën e politikës dhe tashmë ka ardhur koha që mos të luftojë më, por të ketë prioritete të tjera.

Kryemadhi: Anëtari i partisë s’mund të propozojë individë me të cilët ka konflikt interesi. Unë nuk besoj tek fraksionet, por tek vërtetësia e secilit nga ne, Monika nuk e bën për të bërë shoë, jam një gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat sepse jam grua, nuk jam burrë.

Ju vjen keq që s’do të jenë pjesë e strukturave të Partisë së Lirisë?

Kryemadhi: Normal që ndjej keqardhje.

Përse s’e sfiduat Ilir Metën?

Kryemadhi: Monika Kryemadhi në këto 30 vite ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, pas 30 viteve ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më, do të shikojë prioritete të tjera, një gjysmë shekull i ri do të vijë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x