Ilir Meta paralajmëroi në ‘Frontline’ se është gati të sjellë dyfishin e protestuesve të 2 marsit para SPAK-ut.
Ai tha se SPAK-u i shërben vetëm Edi Ramës dhe se detyra e tyre është të prodhojnë statistika të gënjeshtra, të arrestojë disa drejtorë që të shpëtojë kryetari i bashkisë dhe ministrat.
Meta: Po ky ka çështje në SPAK? A ka çështje në SPAK? Apo çon shokët.
Karapanço: Ata që han kumbulla prapa krahëve
Meta: Po si mund të bëhen 17 vendime me kryeministrin për dy orë, ku të gjithë po hanë kumbulla. Si shpjegohet që nuk i ka sytë në ballë. Ky nuk ha kumbulla dhe ky jo. Kam qenë kryeministër, nuk kalon vendim në qeveri në rast se nuk binin dakord ministrat. Rasti i vetëm kur është shtyrë katër herë mbledhje ka qenë për fasadat e tij si ministër kulture, pasi nuk dinte të bënte letrat. Kur ky në kohën kur isha unë kryeministër. Mendoni tani se çbën ky me këto kukullat që ka në qeveri, si i bën letrat copë copë. Pse i bën ky? Se ka në xhep SPAK-un.
Karapanço: Rama ju shpërfill.
Meta: Se çfarë është zoti Rama, është një karagjoz. Që nga Kongresi i partisë së tij formulon akuzën ndaj Berishës ja jep SPAK-ut. I thotë që gjithë Shqipëria pret Metën në burg. Ky karagjoz nuk e di që Meta mbledh dyfishin para SPAK, nëse Meta e vendos mbledh dyfishin e 2 marsit para SPAK-ut për t’i përgjigjur këtij tarallakut dhe atyre karagjozëve të tjerë. SPAK i shërben vetëm Edi Ramës. Detyra e tyre është të prodhojë statistika të gënjeshtra, të arrestojë disa drejtorë që të shpëtojë kryetari i bashkisë dhe të shpëtojnë disa ministra.
Ilir Meta: Nga e vërteta nuk arratisem kurrë, jam gati t’i bëj gjyqin çdo strukture kriminale
Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline” në Report Tv tha se nuk do arratiset por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.
“Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë. Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3…”, tha Meta.
Nga ana tjetër Meta iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me shëndetin e tij mendor, pasi shumë pretendojnë për jnë gjendje të rënduar psikologjike të tij kohët e fundit.
Karapanço: Torollaku sipas fjalorit është një njeri i trashë që nuk mbush nga mendja, budalla. Është menduar se ju i drejtoheni Dumanit.
Meta: Për sa kohë ai vepron si Rama, i shkon dhe për të.
Karapanço: Ka që nuk mendojnë se ju nuk jeni mirë. Për anën tuaj shëndetësore. Ka shumë që i kanë hedhur këto mendime.
Meta: Tani si ju dukem?
Karapanço: Shumë i qetë.
Meta: Jam i qetë sepse gjithmonë i përmbahem të vërtetës, pastaj çështja e intonacionit varet nga dinamika e ngjarjeve. Kështu ngrinit pretendime ju mediat, disa diplomatë edhe për çështjen Dvorani. Që ishte punë McGonigalësh. Edhe mund të kem dhënë ndonjë dekoratë të gabuar në presidencë. Të dekorosh një hero dhe të mos e takosh. Nuk ja kishin dhënë që ka qenë hetues në kohën e komunizimit. Që nuk ka asnjë kontribut në luftën ndaj korrupsionit. Kjo nuk do të thotë që të humbasim besimin tek SHBA për një rast të tillë. Kjo do të thotë se Ilir Meta kishte të drejtë.
Meta-Dumanit: Kot bën si gjeneral i madh i SPAK-ut, është kapter i Rilindjes
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në emisionin “Frontline’ në Report Tv, e cilëson SPAK një krijesë e një procesi të deformuar.
“Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-se, SPAK”, tha Meta.
Ilir Meta e quan kreun e SPAK Altin Dumani “kapter të PS”, duke vijuar sërish akuzat ndaj tij.
“Nuk kam asnjë shqetësim dhe nuk ekziston asnjë dosje ndaj Metës. Zoti Dumani si një ushtar i Rilindjes, kot bën si gjeneral i SPAK. Është nën urdhrat e Don Agaçios. Ai që në dhjetor të 2019 ka regjistruar një çështje ndaj meje nga një kallëzues delinkuent i provuar nga gjykata për dhunë në familje. Kjo gjë është bërë për të mbajtur nën presion presidentin.”