Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëjohësisht ish-këshilltar i Ilir Metës, Ralf Gjoni është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Gjoni është paraqitur në SPAK për tu pyetur në lidhje me hetimet që po bën kjo strukturë për tre kallëzime të bëra ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Tre hetimet prej disa muajsh janë në një procedim të vetëm në duart e SPAK. Mes të tjerave ka edhe një kallëzim të bërë ndaj Kryemadhit, për pagesa në totalin e 700 mijë eurove të kryera në SHBA, për llogari të një lobimi për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kujtojmë se Ralf Gjoni ka mbajtur detyrën e këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, ndërsa në vitin 2019 ai u bë pjesë e Kuvendit si deputet i LSI, në atë që njihej si “opozita e re”.
Ai mori mandatin e deputetit pasi paraardhësit e tij të koalicionit opozitar, PD-LSI vendosën të djegin mandatet.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026