Tre persona u arrestuan në lidhje me protestën e zhvilluar dje nga opozita para Bashkisë së Tiranës.
Personat që kanë përfunduar në pranga janë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franci Kaloshi.
Policia e Tiranës informon se ka arrestuar tre persona për dhunën dhe hedhjen e shisheve me molotov dje në protestën para bashkisë së kryeqytetit.
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan dje për herë të tretë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Dhjetëra koktejl molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, zjarr që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, përplasje dhe dhunë ishte rezultati i protestës së kësaj të premteje i disa militantë të opozitës të udhëhequr nga Flamur Noka i Rithemelimit dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.
- Thatësira rekord zbulon anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore në Danub, dalin në sipërfaqe edhe municione të pashpërthyera - 09/08/2026
- Izraeli rrëzon planin e paqes së Trump për Gazën: Nuk tërhiqemi pa çarmatosjen e Hamasit - 09/08/2026
- Zjarri në Krujë/ “Zero dëme në njerëz dhe banesa”, Braçe i përgjigjet komentuesve: Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë? Ky është cinizëm - 09/08/2026