14.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Erion Braçe: Turp, prokuroria po burgos fshatarin për një çati pa leje

Erion Braçe ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me atë që ai e cilëson si një turp.

Sipas tij Prokuroria po burgos popullin e fshatit për çati pa leje, avlli pa leje, depo veglash pa leje, dhoma brenda pronës se tij pa leje, shtëpi mbi shtëpitë e vjetra e rrezik shembje pa leje.

Ai i bën thirrje që Prokuroria duhet të kuptojë se nuk është populli i fshatit gabim, por është ligji gabim.

Postimi i Braçes

Fytyra ime kur mësoj se ne këtë vend prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht popullin e fshatit për çati pa leje, avlli pa leje, depo veglash pa leje, dhoma brenda pronës se tij pa leje, shtëpi mbi shtëpitë e vjetra e rrezik shembje pa leje; Prokuroria me te gjithë opgj-te e saj, vijon te ndjeke penalisht punonjës qe pasi kane pezulluar ndërtimin e çatise, avllisë, depos, dhomës, shtëpisë mbi te vjetrën e rrënuar-pa leje, nuk kane vendosur gjobe!

Eeeej te sqarohemi, jo ne vijën bregdetare, por ne brendësi te fshatit ne prone te vete e ne shtepi te vete!! Eeeej kjo historia pse nuk e keni gjobitur bujkun-fshatarin ne gjuhen e tyre, është tuuuuuuurp!!

Kuptojeni, nuk është populli i fshatit gabim, është ligji gabim e ai po ndryshon!

Ndërkohë gjithë këta qe kane gjetur pune e po luftojnë krimin e madh ne fshat, duhet te kuptojnë se çatia nuk është callcenter, avllia nuk mbron hashashin, depoja nuk është shtëpi bari, shtëpia nuk është vile bosash, zerooooo!

Boll me fshatin e punonjësit qe e kuptojnë me shume se ju fshatin!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x