“Albanian Pop Rock”, këtë vit me temë “Vendit i këndoj”, ka mbërritur në edicionin e 8-të.
Pesëmbëdhjetë artistë të brezave të ndryshëm si Frederik Ndoci, Aurela Gaçe, Elton Deda, Anxhela Peristeri, Altin Goci, Vesa Luma, Adhurim Demiri, Fitnete Tuda, Gjergj Kaçinari, Rezarta Smaja, Gerald Murrja, Gerta Mahmutaj, Endrik Beba, Eldis Arrnjeti e Niki Zaimi, do të ngjiten mbrëmjen e 24 prillit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Këngë epike dhe hite ndër vite, do të luhen dhe intepretohen live nga orkestra dhe këngëtarët.
Nostalgjia e muzikës shqiptare ndër vite është edhe këtë vit kryefjala e këtij eventi, i cili është bërë pjesë e axhendës së aktiviteteve artistike të kryeqytetit prej tetë vjetësh.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026