Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak ditë më parë Kroacinë, ku si pasojë e një aksidenti të trefishtë, humbën jetën vëlla e motër, 21 dhe 19 vjeç, kroatë.
Aksidenti sipas mediave kroate është shkaktuar nga një parakalim i gabuar nga shqiptarja 29-vjeçare Klevisa Ymera, e cila dyshohet se ishte duke ecur me rreth 170 km/orë.
“Ndërroi jetën luksoze me burgun”, shkruajnë mediat vendase, ndërsa pasqyrojnë dhe jetën e saj që postonte në Instagram, duke treguar se pëlqente makinat e shtrenjta dhe jetën luksoze.
Tashmë ajo ndodhet në paraburgim, e pas disa javësh pritet që të jepet vendimi nga gjykata.




Latest posts by Pena Albania (see all)
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026