Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshendetur votimin pro të Asamblesë Parlamentare të Europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE, hap të cilin e konsideron historik.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama uron Kosovën nga zemra si dhe falenderon të gjithë miqtë e partnerëve në Asamblenë Parlamentare që mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, për të cilin thotë se i dha Kosovës atë që i takonte dhe i bëri vetë nder Këshillit të Europës.
Kryeministri Rama shton se hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Europës do të ndërmerret në muajin Maj në Komitetin e Ministrave, ku thotë se të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: Vulosjen e këtij anëtarësimi!
“Një hap historik sapo u hodh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin eKosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE. Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës.Tani hapi i fundit historik në Maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: Vulosjen e këtij anëtarësimi, pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm! Forca Kosovë”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026