85 vjet më parë Italia fashiste pushtoi vendin tonë duke zbarkuar fillimisht në Durrës.
Pranë monumentit të heroit të popullit, Muji Ulqinaku janë zhvilluar homazhet e rastit, në kujtim të 7 prillit.
Veteranë dhe drejtues te pushtetit vendor vendosen kurora me lule në shenjë vlerësimin për rezistencën antifashiste.
Ne ceremoni mori pjese dhe vendosi nje kurore me lule Kryetari i Komitetit Kombetar te Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, Prof.Dok. Hulusi Hako.
Por sot, 85 vjet pas asaj dite, qyteti i Durrësit është destinacion kryesor i turistëve italianë.
Një pjesë e tyre kanë zgjedhur Durrësin si qytet për të jetuar.
Sot si njohës të Shqipërisë ata japin dhe gjykime për historinë
Shtetasit italiane vlerësojnë gjithashtu bukuritë e qytetit bregdetar 2300 vjeçar si edhe mikpritjen që gjejnë, ndryshe nga 85 vite më parë.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026